Mustafa: Për VV-në, ose Albulena kryetare ose le t’i dalë flaka vendit

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa nga foltorja e Kuvendit me mikrofon të fikur u është drejtuar qytetarëve pas dështimit të 43-të të konstituimit të Kuvendit.

Mustafa tha se fatkeqësisht edhe sot dështoi konstituimi me insistimin e VV-së që të uzurpojë siç ka bërë shpesh këtë Kuvend dhe qeverinë duke mbajtur pozita të dyfishta dhe duke bllokuar konstituimin e Kuvendit, pa ofruar zgjidhje.

“Partisë së parë të dala në zgjedhjet e 9 shkurtit i takon e drejta për të propozuar një emër për kryetar të Kuvendit, por me këtë Kushtetua e obligon që të ketë edhe përgjegjësi për të krijuar konsensus, që të ketë emër të pranueshëm për të gjitha partitë politike në këtë Kuvend”, tha Mustafa.

Ai shtoi se fatkeqësisht VV-ja pranon të drejtën për të nominuar një emër, pro nuk pranon dhe I ikë përgjegjësisë për të krijuar konsensus të gjerë politike dhe për të siguruar 61 deputetë që e votojnë të nominuarën e tyre.

“Për LVV-në o zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka le t’i dal këtij vendi. Ne si LDK nuk do të lejojmë këtë sepse për ne nevojat e qytetarëve janë të rëndësishëm. I bëjmë thirrje LVV-së që të reflektojë”, tha deputeti i LDK-së. /Telegrafi/

Read Previous

Albulena Haxhiu: Opozita po e bllokon procesin

Read Next

Toka në pikën më të largët nga Dielli