Musliu: Deputetët që votuan Gjykatë Speciale, votim fatal për Kosovën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se votimi i Gjykatës Speciale ishte i padrejtë dhe fatal për vendin.

Musliu këto deklarata i ka bërë teksa ka kujtuar emrat e deputetëve që nuk e votuan Gjykatën Speciale gjatë vite më parë në Kuvendin e Kosovës.

“Fatmirsisht atë dite fitoj vullneti i popullit dhe shtetit të Kosovës. Deputet me shumicë votuan kundër dhe Ky vendim nuk kaloj. Ishte gezim qe zgjati vetem nje muaj e 7-të dite. Deputetet serish u vune në sprovë me 3 Gusht. Atë ditë kishim mbetë pak teper pak deputetë qe qendronim fort në bindjet tona”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës kishte votuar Kosovës kishte votuar kundër Gjykatës Speciale në votimin e parë.

Por, me 3 gusht të 2015-ës, në votimin e dytë, Kuvendi i Kosovës me shumicë votash kishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale./GazetaSinjali

Read Previous

104 vjet nga lindja e Idriz Ajetit, babait të albanologjisë në Kosovë

Read Next

Gjurmëve të muzikës, nga Kati Zhubi – Augustin Ukaj