Musk godet ashpër projektligjin e Trumpit

Image credit: Reuters

Elon Musk ka rihyrë fuqishëm në debatin politik amerikan duke kritikuar ashpër një projektligj të ri të promovuar nga Presidenti Donald Trump dhe republikanët në Senat, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në platformën X, Musk e cilësoi projektligjin si “plotësisht të çmendur dhe shkatërrues”, duke paralajmëruar për pasoja serioze ekonomike.

“Projektligji më i fundit i Senatit do t’i shkatërrojë miliona vende pune në Amerikë dhe do t’i shkaktojë vendit tonë dëm strategjik të jashtëzakonshëm!” shkroi ai.

Paketa 940-faqëshe parashikon ulje taksash, shkurtime në programin Medicaid dhe ndihmën ushqimore, si dhe rritje të shpenzimeve për mbrojtjen dhe kontrollin e imigracionit. Edhe pse përfshin masa për të qetësuar republikanët skeptikë, përfshirë fonde për spitalet rurale, ajo ka nxitur kundërshtime të forta.

Kjo është përplasja e dytë e madhe mes Musk dhe Trump këtë muaj, pas një lufte të hapur fjalësh mes tyre në rrjete sociale.

Edhe pse më herët Musk kishte shprehur keqardhje për tonin e përdorur, komentet e fundit tregojnë se tensionet nuk janë zbehur.

Read Previous

Holanda investon 70 milionë euro në ndërtimin e fabrikës së Inteligjencës Artificiale

Read Next

Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia