Bayern Muncheni do të jetë pa Jamal Musialan për kohë të gjatë. Reprezentuesi i Gjermanisë, që po bënte paraqitjen e parë nga fillimi në tre muajt e fundit, lëndoi nyjën e kombës në minutat shtesë të pjesës së parë, nëndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës për Klube. Bayerni u mposht 2:0 nga Paris Saint-Germaini, të shtunën mbrëma nëAtlanta.
Pamjet televizivie sugjeronin më të keqen: këmba e Musialas ishte në një kënd të panatyrshëm në krahasim me pjesën e epërme. Lojtarët përreth ishin të tmerruar.
Kësaj i parapriu një skenë që dukej e padëmshme në zonën e Parisit. Michael Olise dërgoi një top në anën e djathtë tëzonës. Pasi Sacha Boey, që ndoshta duhej të priste topin, nuk e bëri këtë, Musiala vrapoi drejt topit. Willian Pacho e mbrojti topin dhe priti portierin Gianluigi Donnarumma. Italiani bëri një lëvizje të guximshme, por edhe të rrezikshme, duke e goditur Musialan në këmbën e majtë.
Menjëherë përfundoi pjesa e parë dhe arbitri anglez, Anthony Taylor, dërgoi lojtarët në pushim. Rezultati ishte 0:0, ndërsa disa lojtarë të Parisit dhe të Bayernit qëndruan me Musialan. Ai u trajtua, u largua me barrelë dhe ndërkohë u zëvendësua nga Serge Gnabry për pjesën e dytë.
22-vjeçari mungoi në pjesën e fundit të kampionatit të kaluar për shkak të një lëndimi muskular, ndërsa u kthye vetëm për Kupën e Botës. Tani lojtari ofanziv përballet me një mungesëtjetër të gjatë. Siç është konfirmuar për “Kicker”, Musiala ka pësuar thyerje të ashtit fibula. Ai do të kthehet me ekipin nga Orlando e SHBA-së ë Gjermani. Janë planifikuar ekzaminime të mëtejme në Munih dhe më pas një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas “Bild”, atij i janë lënduar edhe disa ligamente. Musiala pritet të mungojë katër deri në pesë muaj.
Te rasti i lëndimit, shumë gjëra shkuan keq. Por kritikat ndaj portierit të PSG-së, Donnarumma ishin të shumta. Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka thënë se nuk dëshiron qëdeklarata e tij të merret si akuzë. Por ka shtuar se portieri italian ka pranuar rrezikun e lëndimit dhe nuk ka shfaqur konsideratë.
Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, ishte më i drejtpërdrejtë.
“Ishte një situatë ku jo domosdoshmërisht duhet të ndërhysh në atë mënyrë”, ka theksuar ylli gjerman. “Ju thjesht e pranoni lëndimin e kundërshtarit tuaj, mund të ishte edhe bashkëlojtari”.
Pasi pjesa e parë përfundoi menjëherë, Neueri iu drejtua ashpër Donnarummas: “A nuk dëshiron të shkosh atje? Jamal është i shtrirë atje dhe me gjasë do të qëndrojë në spital për një kohë. Dhe mendoj se është gjë e duhur të shkosh atje në shenjë respekti, t’i dëshirosh çdo të mirë dhe t’i thuash një ‘më fal’ të vogël”.
Donnarumma e bëri këtë. Më herët, si shumica e të tjerëve, reagoi i shokuar duke mbajtur kokën me dy duart. Por kjo nuk e bindi Neuerin.
“Unë do të reagoja ndryshe. Por secili vendos për vete”, ka thënë portieri gjerman.
Donnarumma nuk foli për media pas ndeshjes, por dërgoi një mesazh publik përmes “Instagramit”.
“Të gjitha lujtet e mia dhe dëshirat e mira janë me ty, Jamal Musiala”, ka shkruar reprezentuesi i Italisë./koha. net