Murtezaj dhe Rafuna flasin për transparencën dhe informimin e bizneseve në kohë reale

Në një takim të përbashkët drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Në komunikatën për media thuhet se tema kryesore e takimit ishin ndryshimet në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore dhe impakti i tij te bizneset. Drejtori Murtezaj njoftoj kryetarin e Odës Ekonomike për ndryshimet e bëra në këtë ligj, Murtezaj tha se do t’i vëmë theks të veçantë transparencës dhe informimit të bizneseve në kohë reale.

“Në kuadër të bashkëpunimit, u vlerësua rëndësia e komunikimit efektiv dhe të përbashkët me komunitetin biznesor. Administrata Tatimore dhe Oda Ekonomike kanë një synim të përbashkët për të siguruar se bizneset do të informohen në mënyrë të saktë dhe në kohë për çdo ndryshim në ligjin tatimor”, thuhet në komunikatë.

Në fund thuhet se ky takim shënon një hap tjetër pozitiv drejt thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe biznesit në Kosovë. /KosovaPress/

Read Previous

​Haxhiu kujton dëshmoren Elfete Humolli në 34 vjetorin e rënies: Ishte mishërim i ëndrrës për liri

Read Next

GJKKO shqyrton kërkesën e Berishës për pjesëmarrje në seancat plenare