GJKKO shqyrton kërkesën e Berishës për pjesëmarrje në seancat plenare

Avokatët mbrojtës të Sali Berishës kanë ankimuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzimin e kërkesës nga SPAK për marrjen pjesë të ish-kryeministrit në seanca parlamentare. Seanca për shqyrtimin e ankimimit të avokatëve të ish-kryeministrit Berisha do të zhvillohet ditën e sotme.

Sjellim në vëmendje se më 18 Janar, prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai rrëzuan kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Në vendimin e zbardhur thuhej se Kodi i Procedurës Penale nuk parashikon një leje të tillë. Prokurorët theksuan se nevojat që ka vlerësuar gjykata mbi bazë të cilave është caktuar masa “arrest në shtëpi” duhet të mbizotërojnë në raport me tagrin e deputetit ndaj të cilit zhvillohen hetimet për të marrë pjesë në parlament.

“Legjislatori nuk ka parashikuar në asnjë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale apo në dispozitat e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” mundësinë e dhënies së një leje të tillë.”

Sipas dy prokurorëve që morën këtë vendim, as avokati i zotit Berisha nuk ka përmendur asnjë dispozitë mbi të cilën është mbështetur kërkesa për të lejuar të marrë pjesë në seancat parlamentare.

“Legjislatori nuk ka parashikuar në asnjë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale apo në dispozitat e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” mundësinë e dhënies së një leje të tillë.”

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim në lidhje me oprivatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”./tvklan.al

Read Previous

Murtezaj dhe Rafuna flasin për transparencën dhe informimin e bizneseve në kohë reale

Read Next

A do të rinovohet kontrata e Sylvinhos me Shqipërinë para Euro 2024, flet Duka