Murati takon presidentin e Federatës së Industrisë Austriake

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Federatës së Industrisë Austriake për të shqyrtuar hapat konkretë në drejtim të bashkëpunimit me kompanitë austriake.

Gjatë takimit, ministri Murati prezantoi politikat e Qeverisë që kanë ndikuar në rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve, përfshirë subvencionimin e pagave përmes platformës Superpuna, bursat për gratë në fushat STEM dhe trajnimet për të rinjtë në teknologji dhe inovacion.

Përveç fuqisë punëtore të kualifikuar, ministri Murati theksoi sektorët e minierave dhe të përpunimit të metaleve, si dhe normat e favorshme tatimore, si avantazhe të Kosovës që e bëjnë atë vend atraktiv për investime.

Presidenti i Federatës së Industrisë Austriake, Georg Knill, shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës duke vlerësuar potencialin ekonomik dhe mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët e huaj./21Media

Read Previous

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës

Read Next

Rreth 16% më shumë pasagjerë në Portin e Durrësit