Murati: Shuma e ofruar për shitje e bonove të diasporës është 20 milionë euro

Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, në një konferencën për media, tha sot se shuma e ofruar për shitje të bonove të diasporës është 20 milionë euro, por që mund të shkojë drejt rritjes deri në 50 për qind.

Ndërkaq, shuma minimale për blerje të këtyre boneve është 10 mijë euro, ndërsa ajo maksimale 500 mijë euro.

“Periudha e shitjes do të jetë prej datës 21 korrik deri me 30 gusht. Shuma totale që është paraparë 20 milionë euro, por sipas rregullores mund të rritet deri në 50%”, tha Murati.

Mes tjerash, ministri shton se bonot janë investim i garantuar, kurse fitimi që gjenerohet është i liruar nga tatimi.

“Shuma minimale është 10 mijë euro kurse ajo maksimale për një preson apo bankë është 500 mijë euro”.

Sipas tij, interesi vjetor do të jetë 1.2%, ndërsa për 5 vjet 2.2% në vit.

“Në Evropë normat janë negative, kurse në Kosovë normat janë pozitive dhe ka një leverdi dhe është parë si instrument që e mobilizon kapitalin e diasporës”, shton Murati.

Murati ka mbajtur konferencën për media me qellim për të prezantuar nismën për bonot për diasporën./GazetaSinjali

Read Previous

Kush ishte muzikanti gjakovar që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë me 28.11.1912?

Read Next

Në QKMP mbi 26 mijë pacientë kanë marrë shërbime për periudhën janar-qershor 2021