Kush ishte muzikanti gjakovar që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë me 28.11.1912?

Gjakova dhe populli i saj në përgjithësi kurdo herë kanë qënë në ballë të organizimeve dhe  veprimtarisë kombëtare. Natyrisht që edhe në ngjarjen me të madhe të kombit nuk do të mungojnë gjakovarët si pjesëmarrës dhe si kontribues të veçantë në këtë ditë të shënuar e të rëndësishme për kombin tonë.

Shumë intelektual e patriot me të marrë lajmin për kuvendin e Vlorës, filluan përgaditjet për tu nisur e për të marrë pjesë në këtë manifestim ku do të vendosej fati i atdheut tonë, i cili për vite me rradhe ishte nën zgjedhën osmane dhe rrezikonte ndarjen apo copëtimin e tokave tona nga shtetet sllave për rreth.

E njëri nga keta gjakovarë qe u nisen drejt Vlores ishte edhe Din Bakija, i cili përpos si patriot njihet ndryshe edhe si muzikante i spikatur i asaj kohe në qytetin tonë.

Din Bakija ishte njeri me kulturë të lartë, respektohej gjithandej, luante bukur me sharki dhe këndonte këngët nga më të bukurat shqipe.

 E rendesishme, por edhe shumë e veçantë  është se Din Bakija është njëri nga mësuesit e parë të sharkisë dhe të muzikës në pergjithësi, i mjeshtrit të madhe Ymer Rizës.

Me një fjalë Din Bakija mund të cilësohet si njeri shume i rëndësishëm dhe i veçantë në fushën e kultures dhe muzikes në pergjithësi. Për të ditur me shumë rreth Din Bakisë dhe shumë personaliteteve muzikore dhe jo vetëm, ndiqeni Gjurmëve të Muzikës, nga Kati Zhubi, episodi i 3-të!

Read Previous

Bilanci i fundit i COVID-19 në Kosovë

Read Next

Murati: Shuma e ofruar për shitje e bonove të diasporës është 20 milionë euro