Murati për opozitën: S’kanë qenë të interesuar për konsensus

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës se kjo ditë duhej të ishte e lirë, duke theksuar nevojën për përmbylljen e procesit të konstituimit.

“Jemi të interesuar, përtej votës për nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh Murati.

“S’kanë qenë të interesuar për konsensus”, tha tutje ai.

Në lidhje me mundësinë e ndërrimit të kandidates për kryetare të Kuvendit, ai ishte i qartë: “Kandidatja jonë është Albulena Haxhiu, gruaja më e votuar”.

Seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të vazhdojë sot, ndërsa mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e kryesisë. /GazetaSinjali/

Read Previous

Krasniqi: Zgjidhja – ndonjë kandidat tjetër

Read Next

Limaj: Votojmë si herën e kaluar