Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar situatën e krijuar rreth pamundësisë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, duke vënë theksin te përgjegjësia e opozitës në këtë proces.
Murati tha se pritet që Kuvendi të konstituohet, siç është procedurë e zakonshme, por sipas tij, kjo po pamundësohet nga mungesa e pjesëmarrjes së opozitës në votim.
“Pritjet janë që të konstituohet Kuvendi, si çdo herë që vijmë këtu. Vetëm që po e shihni që opozita vazhdon që të mos kryejë obligimin Kushtetues me marrë pjesë në votim”, deklaroi ai për media. /GazetaSinjali/