Murati: Miratohet bartja e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot ka miratuar bartjen e të hyrave vetanake të të komunave në vlerë prej 60 milionë euro.

Murati, mes tjerash theksoi se bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara,

“Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove”, shkroi Murati.

“Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohet vëllai i deputetit socialist

Read Next

Trump: Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të vizitoja Ukrainën kur nuk jam në detyrë