Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, ka njoftuar se me rishikimin e buxhetit do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për ringjalljen ekonomike të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se do të ketë mbështetje për punësim, prodhim e eksport.
“Do të ketë mbështetje edhe për familjen e për shërbimet publike. Për një rritje ekonomike që rritë edhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Murati.
/GazetaSinjali/