Murati e njofton sipërmarrësin e njohur izraelit me potencialin e Kosovës në fushën e teknologjisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajti sot një takim me sipërmarrësin e njohur, Eyal Waldman, themelues i kompanisë “Waldo Holdings” dhe ish- Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë “Mellanox”, biznese këto me prani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëri të Bashkuar dhe Izrael.

Në këtë takim, sipas njoftimit të MFPT-së, u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit, me theks të veçantë tek eksperienca shumëvjeçare e Waldman në fushat e inovacionit dhe teknologjisë informative.

“Ministri Murati e njoftoi z. Waldman për përparimin e Kosovës në fushën e teknologjisë dhe me kushtet e të bërit biznes që ofron vendi. Gjithashtu, Ministri Murati shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me bizneset izraelite në projekte të përbashkëta që kontribuojnë në rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare”, thuhet në njoftimin për media të MFPT-së.

Nga ana e tij, Waldman thuhet se e njoftoi Muratin mbi punën e kompanisë së tij si dhe potencialin për të investuar në Kosovë për të shfrytëzuar potencialin ekonomik që ofron vendi.

Në tetor të vitit 2023, Murati u takua me Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ku mes tjerash ftoi bizneset izraelite të investojnë në Kosovë.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Bislimi takoi përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës

Read Next

KB Vëllaznimi afër marrëveshjes me trajnerin kroat, Vladimir Krstic