Murati dhe Ismaili takuan zëvëndëspresidentin e IFC-së

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilluan një takim r Zëvendëspresidentin Rajonal të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), Alfonso García Mora.

Në kuadër të këtij zëvendëspresidenti Mora është njoftuar mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së sektorin financiar dhe zgjerimin e shërbimeve financiare për qasje në financa.

“Me theks të veçantë u diskutua për projektet aktuale në zhvillim të cilat po mbështetjen nga IFC-ja, duke përfshirë projektin për digjitalizimin e shërbimeve financiare. Palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e këtyre aktiviteteve, me kontribut dhe ndikim direkt në shërbimet financiare që ndihmojnë qasjen ne financa dhe gjithpërfshirjen financiare”, njofton BQK. /RTKlive

Read Previous

“Dua të jem një legjendë e Barcelonës”

Read Next

Ministri Peci: Pagesat për fermerët do të përfundojnë brenda vitit fiskal