Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, në mungesë të kuorumit shtyhet për kohë të pacaktuar.
Zyra për informim e Kuvendit ka theksuar se për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë.
Në rend të ditës ishin të parapara pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 8, 14 dhe 22 shkurt 2024. /RTK/