Mungesa e paprecedentë e ujit në Europë

Qeveria franceze ka ngritur një ekip për të trajtuar një thatësirë ??historike që ka lënë më shumë se 100 komuna pa ujë të pijshëm.

Kamionët po çojnë ujë në ato zona, pasi “nuk ka mbetur asgjë në tubacione”, tha Ministri për Tranzicionin Ekologjik Christophe Béchu. “Kjo është një situatë si asnjëherë më parë. Dhe lajmi i keq është se, me sa mund të shohim, nuk ka asnjë arsye për të menduar se do të ndalet.”

Kryeministrja Elisabeth Borne ka paralajmëruar se Franca po përballet me “thapësirën më të rëndë” të regjistruar ndonjëherë në vend.

Vala e të nxehtit që nga qershori ka bërë që pemët dhe shkurret të rrëzojnë gjethet herët, duke krijuar skena që duken si vjeshtë./AnabelMedia/

Read Previous

Kina-Tajvan: Si është situata?

Read Next

213,519 vizitorë të trashëgimive kulturore në Shqipëri