Mungesa e literaturës shqetësuese për nxënës e mësimdhënës

Mungesa e literaturës në shkolla mbetet problem shqetësues tash e një kohë të gjatë për nxënësit e sidomos për ata në shkollat profesionale. Në shkollën teknike Nexhmedin Nixha, nxënësit shkruajnë për të mësuar. Ata thonë se kjo u merr kohë  dhe u shkakton vështirësi në të nxënë.

Me të njëjtat telashe përballen edhe në shkollën e mjeksisë “Hysni Zajmi”.Profesori Sylejman Ahmeti  thotë se për lëndën që ai ligjëron ka material të mjaftueshëm, mirëpo ka të tjera në të cilat diktimi është i pashmangshëm.

Kjo problematikë e preukupon edhe Kaltrinën që është nxënëse  e drejtimit të infermierisë këtu.

Mungesa e librave po u shkakton telashe edhe mësimdhënësve. Në shkollën ekonomike “Kadri Kusari”, profesori Din Hoti i cili ligjëron lëndën e juridikut tha se ata detyrohen të mbledhin literaturë nga burime të ndryshme.

E nxënësit këtu shprehen se me gjithë përjekjet e mësimdhënësve, ka lëndë ku mungon literatura specifike.

Pa libra të definuar dhe me orë të shkurtuara, nxënësit dhe mësimdhënësit në këto shkolla po bëjnë të pamundurën që të realizojnë mësim sa më kualitativ.

Read Previous

Doni të jetoni shëndetshëm? Ja çfarë nuk duhet të bëni pasi keni ngrënë

Read Next

Liverpool – Chelsea, super-sfida e sontme për Top 4