Mulliri në fshatin Babaj të Bokës në listën e monumenteve nën mbrojtje të përhershme

Në fshatin Babaj të Bokës një mulli i vjetër më shumë se 100 vjet është renovuar së fundmi në vitin 2018. Ky renovim pronarit i ka kushtuar jo pak, mirëpo këtë ai e ka bërë për të mos e shuar traditën e familjes së tij.

E mira e këtij mulliri është se këtë mund ta shfrytëzojnë pa pagesë të gjithë banorët e fshatrave përreth, shprehet pronari i mullirit.

Familja vazhdimisht kujdesen që edhe oborrin përreth mullirit ta mirëmbajnë pasi ofron një pamje relaksuese të rrallë.

Në fshatrat si Babaj Bokës, Shishman, Popoc, Ponoshec, dhe Devë në komunën e Gjakovës, bazuar në vendimin e Qeverisë do të ndërtohet poligon për nevoja dhe trajnime të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, në këtë pjesë hynë edhe mulliri i cilë përfshihet në këto parcela.

E për këtë shqetësim pronari ka ngritur padi për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje.

Mulliri gjithashtu është pjesë e listës së monumenteve nën mbrojtje të përhershme të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Read Previous

​Mungesa e anesteziologëve emergjencë kombëtare, ata po ikin nga sektori publik

Read Next

Fermeri Pashk Berisha nga fshati Shishman, kultivues i kulturave të ndryshme