Mulliri me ujë në fshatin Mulliq të komunës së Gjakovës është i vjetër rreth 500 vjet. Ky mulli ka shërbyer për përpunimin e drithërave nga të cilët është siguruar buka e banorëve.
Mullinjtë zakonisht janë vendosur në lugina me prurje të shumta dhe të vazhdueshme të ujit.
I tillë është edhe ky mulli në të cilin bluarja bëhet në bazë të fuqisë së ujit. Kryeplaku i fshatit Mulliq tregon se ende banorët e kësaj ane e shfrytëzojnë ndonëse jo aq shumë si në të kaluarën ku duhej të prisnin në radhë.
Kryeplaku Bajrami po ashtu tregoi edhe mënyrën se si funksionon ky mulli.
Banorët e këtushëm e ruajnë me fanatizem si diçka me vlerë për fshatin dhe si i tillë duhet të hyj në sistemin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore thanë mes tjerash ata.