MSh: Nis karvani i vaksinimit kundër gripit sezonal dhe COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga nesër do të fillojë karvani i vaksinimit kundër gripit sezonal, si dhe kundër COVID-19.

Në njoftimin e lëshuar nga MSh-ja thuhet se ky është një aktivitet shtesë një mujor me qëllim të promovimit të vaksinimit dhe rritjes së numrit të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve.

“Tashmë, qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese. Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra në Prishtinë nga data 22 dhjetor 2022 në Kosovë do të nis një aktivitet shtesë me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, i quajtur “Karvani i vaksinimit”, thuhet në njoftim.

/KlanKosova/

Read Previous

Ecuria e KB “Gjakova e Re” në Ligën e Parë të basketbollit kosovar

Read Next

A do të përfitojë ekonomia e Argjentinës pas fitores së titullit kampion bote?