MSh ndryshon numrin e vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar numrin e vdekjeve që është publikuar në raportin e fundit 24-orësh, ku thuhej se gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 28 persona të prekur me COVID-19.

Në raportin e përditësuar të kësaj ministrie, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste të vdekjes, jo 28 siç u raportua fillimisht.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 13 mijë 84 qytetarë, prej të cilëve 1 mijë e 29 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Ndërkaq, kjo ministri bën të ditur se janë shëruar 3 mijë e 266 pacientë të prekur me këtë virus./GazetaSinjali

Read Previous

FIFA ndëshkon 5 klube të Premier Ligës

Read Next

Mosha e 24 viktimave nga COVID-19