Ministria e Shëndetësisë, në ditënbotërore të shëndetit mendor ka bërë apel për kujdes për shëndetin mendor në vendin e punës.
Në një postim në Facebook, MSH ka thënë se mjediset e sigurta dhe të shëndetshme të punës janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit mendor.
“Edhe Kosova bashkohet me organizatat ndërkombëtare për të theksuar lidhjen midis shëndetit mendor dhe punës. Mjediset e sigurta dhe të shëndetshme të punës janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit mendor, ndërsa kushtet e pashëndetshme, si diskriminimi dhe ngacmimi, paraqesin rreziqe serioze për mirëqenien e punonjësve. Të gjithë punonjësit kanë të drejtë për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në punë, pasi që shëndeti mendor ndikon drejtpërdrejt në produktivitetin dhe cilësinë e punës. Bashkohuni me ne në këtë përpjekje për të mbështetur shëndetin mendor në punë dhe për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë punonjësit. Kujdesi për shëndetin mendor është një përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /21Media