MPJD ia ndalon vizitën Petkoviqit në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në periudhën 23-25 nëntor 2021.

Petkoviq kishte në plan të realizonte një vizitë dyditore në një manifestim në Manastirin e Deçanit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Ministria e Jashtme.

“Ky refuzim ka ndodhur për shkak se z. Petkoviq, duke shkelur marrëveshjet e lidhura, vizitat e tij të mëparshme në mënyrë të përsëritur i ka keqpërdorur për të nxitur përçarje në mes të komuniteteve dhe për të provokuar institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës”.

“MPJD-ja është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimet e saj dhe të aprovojë eventualisht vizitat në të ardhmen, nëse z. Petkoviq tregon gatishmëri që të përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

/KlanKosova/

Read Previous

​Kuvendi emëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

Read Next

AAK shpall zgjedhjet e brendshme