Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet të cilat mund të nxisin dhunë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi ukrainas i MPJ-së, në një status në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
“Ne po monitorojmë situatën në jug të Serbisë. Palët duhet të përmbahen nga veprimet që mund të provokojnë dhunë”, tha zëdhënësi.
Nikolenko, gjithashtu këshilloi qytetarët e Ukrainës që të përmbahen nga vizitat në rajonet jugore të Serbisë dhe të shmangin tubimet masive.
Serbët në veri të Kosovës të dielën kanë bllokuar me kamionë rrugën kryesore afër pikës kufitare Jarinje.
Përshkallëzimi i situatës erdhi menjëher pasi Kosova do t’i vinte në fuqi rregullat e reja të regjistrimit të targave për serbët që jetonin në pjesët veriore të saj.
Në vazhdën e përshkallëzimit, Kosova e vonoi planin – veprim ky që u mirëprit nga kryediplomati i BE-së Josep Borrell.
Nga ana tjetër, misioni KFOR i NATO-s , që vepron në rajon, tha se ishte “i përgatitur të ndërhynte nëse rrezikohet stabiliteti”. /Albanianpost.com