Ministria e Jashtme e Kosovës ka uruar Shqipërinë për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Shqipëria është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me një mandat dyvjeçar, teksa mori 175 vota pro nga 190 gjithsejt.
“Urime për Shqipërinë që u bë anëtare e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në urim./GazetaSinjali