MPJ e Gjermanisë për heqjen e vizave: I afron njerëzit në Evropë

Ministria e Jashtme e Gjermanisë përmes një reagimi në platformën X, e ka mirëpritur liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda gjashtë muajsh në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. /Albanianpost.com

Read Previous

Avdyli: Grupet ekstremiste serbe po planifikojnë të sulmojnë veturat me targa RKS

Read Next

Krijohen kolona te Dheu i Bardhë, kjo është gjendja në pikat tjera kufitare