MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar pas datës 26 dhjetor, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MBP ka paralajmëruar se përdorimi i tyre para kësaj date mund të sjellë gjoba nga 200 deri në 500 euro.

Ndërsa për prodhimin dhe tregtimin e paautorizuar të mjeteve piroteknike, dënimi është nga 3 deri në 10 vite burgim.

“Përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor. Shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500€. Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët!  Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit. Le të festojmë sigurt dhe të mbrojmë njëri-tjetrin!”, thuhet në njoftim.

Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian./Express

Read Previous

Trajneri i Lazios kërkon falje pasi u turpërua nga Interi

Read Next

Për dhjetë muaj, 1 mijë e 408 shkurorëzime