MPB: 10 shkelje të orës policore, 417 gjoba për mosmbajtje të maskave

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 10 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 417 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Read Previous

Tahiri kundër masave të reja antiCOVID: Mos e bankrotoni shtetin

Read Next

Rektorati distancohet nga gjuha e Kastratit: Ditëve në vijim do të trajtohet rasti sipas ligjeve