Mourinho kërkon transferimin e Marcelos te Roma

Roma ka marrë një lajm jashtëzakonisht të keq nga ndeshja çerekfinale e Euro 2020 mes Belgjikës dhe Italisë.

Mbrojtësi i majtë, Leonardo Spinazzola pësoi një lëndim të rëndë, lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për rreth gjashtë muaj.

Ky lëndim i anësorit italian e ka bërë me kokëdhimbje Jose Mourinhon, i cili tani po kërkon një mbrojtës të majtë për edicionin e ri.

Gazetari i njohur Nicolo Schira ka shkruar se portugezi e ka telefonuar personalisht brazilianin Marcelo duke i kërkuar të ribashkohen te Roma.

33-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Real Madridin, por ai ka humbur vendin e titullarit te Los Blancos.

Paga e lartë e lojtarit përbën një problem për Romën, megjithatë Mourinho po beson se mund ta bind brazilianin që të transferohet në kryeqytetin italian.

Interesim për anësorin këmbëshpejtë kanë shprehur edhe skuadrat amerikane si Inter Miami dhe LA Galaxy. /Telegrafi/

Read Previous

UEFA dhe Adidas zbulojnë topin e ri i cili do të përdoret në finalen e Euro 2020

Read Next

Barcelona ia ofron Milanit brazilianin Coutinho