Motoçiklistja goditet nga një veturë në Gjakovë

Një motoçikliste ka marrë lëndime trupore, pasi që është goditur nga një veturë sot në mesditë në rrugën “Martirët Qerkezi” në Gjakovë, njofton Policia e Kosovës për Tv Syrin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i informimit i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçiklet.

E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të përgjithshëm”Isa Grezda” në Gjakovë, për shkak të lëndimeve të rënda ka pësuar frakturë të dorës së majtë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Deri te aksidenti është ardhë derisa ngasësi i automjetit VW Touran ishte duke lëvizur përgjatë rrugës “Mic Sokoli” dhe kur arrin ne udhëkryq me rrugën “Martiret Qerkezi” nuk e respekton shenjen e trafikut (kryqëzim me rrugë me përparësi kalimi) dhe goditet nga motoçikleta në pjesën anësore të krahut të djathtë. Si pasoj e aksidentit në të dy automjetet shkaktohen dëme materiale ndërsa lëndime trupore pëson motoqiklistja”, tha Xhurkaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Read Previous

Produktet bio ndër më të kërkuarat kohëve të fundit

Read Next

Moti sot