Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

Të enjten sipas IHMK-së parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

IHMK po ashtu bën të ditur se këto dy ditë do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjykata merr vendimin për djalin e Agron Kuçit, i dyshuar për dallavere me vota

Read Next

26 vjet nga vdekja e veprimtarit Anton Çetta