Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot i qetë dhe me diell, derisa ndryshe prej ditëve që lamë pas, parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.