Moti sot

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së mërkurës e së enjtes.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot (e mërkurë) pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit.

Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes.

Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.

Read Previous

Aksident trafiku me dëme materiale në afërsi të urës së Taliqit (FOTO)

Read Next

Sot pritet të merret vendimi i zgjatjes së orarit të gastronomisë