Moti sot

Të premten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parasheh që të shtunën të ketë rënie të temperaturave maksimale, kjo përshkak të rezistencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizini ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet ë lëvizin ndërmjet 16-26 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë. Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Read Previous

Shënohet 616 vjetori i lindjes së Skënderbeut (VIDEO)

Read Next

​22 vjet nga “Epopeja e Çabratit”