Sot inaugurohet Presidentja Justina Shiroka-Pula, ceremonia nis në orën 15:00

Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të inaugurohet sot në një ceremoni që pritet të nisë në orën 15:00.

Sipas agjendës mediale të Presidencës, në ceremoninë e inaugurimit pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe të ftuar të tjerë.

Shiroka-Pula u zgjodh Presidente në orët e vona të së martës, duke marrë 81 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pas zgjedhjes, ajo dha betimin para deputetëve të Kuvendit dhe mori zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit.

Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Detaje të reja rreth ish-shefit të inteligjencës gjermane

Read Next

Edi Rama uron Presidenten Shiroka-Pula