Gjatë kësaj jave pritet mot me re dhe kohë pas kohe me diell.
Reshjet e shiut do të mbizotërojnë të hënën, e temperatura do variojë nga 3 deri në 14 gradë.
Ndërsa të martën 5 deri në 17 gradë celsius.
Mot kryesisht me re do jetë për të mërkurën, ku temperatura do jetë nga 6 deri në 16 gradë.
Kurse të enjtën parashihet mot i vranët, ndërsa temperatura do variojë nga 10 deri në 18 gradë celsius.