Moti në Gjakovë – Parashikimi për ditët në vijim

Nga 6 deri në 11 gradë celsius kanë lëvizur temperaturat gjatë ditës së sotme.

Nesër parashihet mot i vranët e temperaturë që do të variojë nga 8 deri në 15 gradë celsius.

E shtuna parashihet të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë celsius.

5 deri në 14 gradë celsius parashihen të lëvizin temperaturat për të dielën duke u shoqëruar nga moti me shi.

Sa i përket javës së ardhshme do të kemi ulje të temperaturës ku të hënën minimalja parashihet -2 gradë celsius kurse maksmialja 7 gradë celsius.

Të martën temperatura minimale parashihet -3 gradë kurse maksimalja 4 gradë celsius, duke u shoqëruar kohë pas kohe nga reshjet e shiut.

Mot me shi dhe 1 deri në 6 gradë celsius parashihet temperatura për të mërkurën.

Read Previous

OBSH-ja synon marrëveshje globale për luftim të pandemive

Read Next

BE-ja zbaton paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë