Moti në Gjakovë – Parashikimi për ditët në vijim

Sot ka mbajtur mot kryesisht i vranët e me reshje shiu kohë pas kohe ndërsa temperatura ka variuar nga 1 deri në 7 gradë celsius.

  • Nesër parashihet mot i vranët kurse temperatura do të variojë nga 0 deri në 9 gradë celsius.
  • Sipas parashikimeve, temperaturat të enjtën do të pësojnë ulje ku minimalja do zbresë në -2 kurse maksimalja do të arrijë deri në 10 gradë celsius.
  • Ditën e premtë parashihet të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell e temperatura do të variojë nga 0 deri në 13 gradë celsius.
  • Ndërkaq, të shtunën do të mbajë kryesisht i vranët dhe diell kohë pas kohe, kurse temepratura do të variojë nga 3 deri në 14 gradë celsius.
  • Të dielën parashihet mot i vranët e kohë pas kohe me reshje shiu, ndërkaq temperatura do lëvizë nga 3 deri në 12 gradë celsius.
  • 3 deri në 13 gradë celsius parashihet temperatura për të hënën e javës së ardhshme e mot i vranët me kushtë për reshje shiu.

Read Previous

Italia bllokon ChatGPT, a do t’a bëjnë këtë edhe vendet europiane?

Read Next

Publikohet lista me 10 mesfushorët më të mirë defanzivë në botë