Mot i ndryshueshëm ka mbizotëruar sot në vendin tonë, ndërsa temperatura ka variuar nga 7 deri në 19 gradë celsius
- Për nesër parashihen reshje shiu e temperaturë e cila do të variojë nga 8 deri në 15 gradë celsius.
- 4 deri në 18 gradë celsius do të lëvizë temperatura gjatë së mërkurës ditë kjo e cila do karakterizohet nga dielli dhe vransirat.
- Të enjtën temperatura maksimale do të arrijë në 21 gradë duke u shoqëruar nga dielli dhe vransirat e kohë pas kohshme.
- Moti me diell e kohë pas kohë i vranët parashihet sa i përkët të premtës, ndërsa temperatura do të variojë nga 7 deri në 21 gradë celsius.
- Të shtunën parashiht mot me diell e kohë pas kohe me vransira ndërsa temperatura do levizë nga 8 deri në 20 gradë celsius.
- 7 deri në 19 gradë parashihet temperatura sa i përkët të dielës e moti do jetë me diell e vransira të pjesshme.