Moti në Gjakovë – Parashikimi për ditët në vijim

Sot në vendin tonë ka mbizotëruar mot i ndryshueshëm, diell e kohë pas kohe shoqëruar me reshje të lehta shiu, me temperatura që kanë lëvizur nga 1 e deri në 9 gradë celcius.

Për nesër parashihet të mbajë mot i ngjajshëm por temperatura më të ulëta të cilat do të variojnë nga -2 e deri në 6 gradë celsius.

-2 e deri në 6 gradë do të jenë temperaturat e ditës së enjte, ditë kjo që do të karakterizoher nga mot i vranët e me reshje shiu.

Rrezet e diellit pritet të rikthehen ditën e premtë, me temperatura që parashihen të lëvizin nga -2 e deri në 7 gradë celcius.

Moti me diell, e me temperatura nga -2 e deri në 9 gradë, do të mbizotërojë ditën e shtunë.

E diela do të shoqërohet nga dielli e temperaturë deri në 11 gradë celsius.

Të hënë e javës së ardhshme pritet të rikthehen reshjet e shiut, me temperatura që do të variojnë nga 3 e deri në 12 gradë celcius.

Read Previous

Kush është Sylvinho, trajneri i kombëtares së Shqipërisë

Read Next

Përmbytje katastrofike në Kaliforni, evakuohen mijëra qytetarë