Moti në Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë

Dita e sotme është karakterizuar nga vransirat e kohë pas kohe dhe nga rrezet e pakëta të diellit, ndërkaq temperatura është luhatur nga 12 deri në 26 gradë celsius.

• 13 deri në 27 gradë celsius parashihet temperatura gjatë së shtunës duke u shoqëruar nga rrezet e diellit.

• Të dielën parashihet mot me diell e vransira kalimtare, kurse temperatura do të luhatet nga 14 deri në 29 gradë celsius.

• E sa i përket të hënës së javës së ardhshme, parashihet mot me diell karakterizuar dhe nga vranisra kalimtare kurse temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë celsius.

• 16 deri në 31 gradë celsius parashihet temperatura gjatë së martës duke u shoqëruar nga moti i ndryshueshëm.

• Mot i ngjajshem parashihe edhe për të mërkurën, ndërsa temperatura minimale parashihet 17 gradë celsius kurse maksimalja deri në 31gradë .

• Të enjten parashihet mot me diell e temperaturat do të luhaten nga 18 deri në 31 gradë celsius.

Read Previous

Vrasja e tifozit grek, mes të dyshuarve kryesor edhe një shqiptar

Read Next

Tërmeti i radhës shkund Turqinë, profesori Naci Görür: Do ketë të tjerë, çarja e Anadollit po i afrohet Greqisë