Sot në vendin tonë ka mbajtur mot me diell, i cili kohë pas kohe është shoqëruar me vranësira kalimtare, me temperatura që kanë lëvizur nga 4 e deri në 19 gradë celcius.
• Për ditën e nesërme parashihet të mbajë mot me diell, ku temperaturat do të variojnë nga 7 e deri në 22 gradë.
• Dita e shtunë do të jetë e shoqëruar nga vranësirat e moti me diell, ndërsa temperatura më e lartë e kësaj dite do të arrijë deri në 19 gradë celcius.
• 6 e deri në 18 gradë do të jenë temperaturat e ditës së diel, ditë kjo që do të karakterizohet nga reshjet e shiut.
• Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe ditën e hënë, me temperatura që pritet të lëvizin nga 3 e deri në 13 gradë.
• Nga -1 e deri në 7 gradë do të variojnë temperaturat ditën e martë.
• Moti me diell e vranësira do të mbizotërojë ditën e mëkurë, me temperatura që do të arrijnë deri në 10 gradë celcius.