Moti i vranët dhe me reshje shiu

Foto: Valon Nixha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se dita e enjte do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të zbresin ndjeshëm, duke u lëvizur ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë vetëm 4 deri në 6 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C. Temperaturat maksimale: 4-6°C. Era: nga veriperëndimi , 1-4 m/s”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Read Previous

Albin Kurti pasi u nominua për kryeministër: Ne refuzojmë Qeveri pazaresh

Read Next

Dita e Forcës, FSK sot hap dyert për qytetarët