Mosmarrëveshje në BE për vendosjen e një kufiri të sipërm për çmimin e gazit

Pas disa muajsh mosmarrëveshjeje nëse vendosja e një kufiri për çmimin më të lartë të gazit mund të zbusë krizën energjetike në Evropë, ministrat e energjisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u takuan dje në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Duke iu përgjigjur kërkesave të përsëritura të disa vendeve, Komisioni Evropian muajin e kaluar propozoi një kufi të sipërm për çmimin e gazit si përgjigje e BE-së ndaj krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të energjisë të shkaktuar këtë vit nga Rusia duke reduktuar sasinë e gazit të furnizuar në Evropë, raporton Reuters.

“Qytetarët e Evropës janë në agoni dhe kompanitë evropiane ndalojnë së bëri biznes ndërsa BE debaton pa nevojë,” paralajmëroi ministri grek i Energjisë Konstantinos Skrekas, duke bërë thirrje për një marrëveshje të shpejtë dhe futjen e kufijve të çmimit të gazit.

Greqia dhe vende të tjera, përfshirë Belgjikën, Italinë dhe Poloninë, argumentojnë se vendosja e një kufiri të çmimit të gazit do të mbronte ekonomitë e tyre nga çmimet e larta të energjisë, ndërsa Austria, Gjermania dhe Holanda kanë frikë se mund të devijojë eksportet e gazit tek blerësit e tjerë në dëm të vendeve evropiane dhe të çojë deri te ndërprerjet në tregun e energjisë. /euronews.al

Read Previous

Politico: Deputetët britanikë morën dhurata luksoze nga Katari përpara Kupës së Botës

Read Next

Komunikata e përbashkët Rama-Sunak: Thellim i bashkëpunimit për emigracionin e paligjshëm