Rusia kritikoi ashpër Gjermaninë pasi kancelari, Friedrich Merz, sugjeroi që Ukraina tani mund të përdorë armë me rreze më të gjatë veprimi në mbrojtjen e saj kundër Moskës.
“Këto janë vendime mjaft të rrezikshme, nëse janë marrë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai iu referua një deklarate të mëparshme të Merz – i cili tha se nuk duhej të kishte më kufizime në rrezet e veprimit për armët e furnizuara në Ukrainë, as nga britanikët, as nga francezët, as nga gjermanët dhe as nga amerikanët.
Nuk është e qartë nëse deklarata e Merz përfaqëson një ndryshim, apo nëse ai po i referohej përdorimit të disa raketave perëndimore kundër territorit rus – që nga fundi i vitit të kaluar.