Moshat e 8-viktimave të sotme nga COVID-19 në Kosovë

4 burra dhe 4 gra kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një grua e moshës 50-59 vjeçare nga Istogu.

Viktima janë edhe 2 burra dhe 1 grua të moshës 60-69 vjeçare nga Prizreni, Lipjani dhe Prishtina.

4 viktima janë nga Gjakova, Obliqi, Prishtina dhe Peja dhe janë të moshës 70-79 vjeçare.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 68 raste të reja me COVID-19.

Më së shumti raste të reja ka raportuar Ferizaj gjithsej 11, pastaj Prishtina 10 dhe Podujeva 8. /GazetaSinjali

Read Previous

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje nesër, pikat e rendit të ditës

Read Next

Në fundjavë mbahet kampionati i dytë shtetëror i golfit në Kosovë