Monza po synon të krijojë një skuadër konkuruese në Serie A dhe pse këtë vit është promovuar në elitën e futbollit italian.
Skuadra e Silvio Berlusconi-t ka nevojë për përforcime, ndonëse deri më tani janë afruar lojtarë si: Matteo Pessina, Alessio Cragno, Stefano Sensi, Andrea Carboni, apo dhe Andrea Ranocchia.
Sipas ekspertit italian të merkatos, Gianluca di Marzio, Monza tashmë kërkon dhe shërbimet e Berat Gjimshitit nga Atalanta.
29-vjeçari sezonet e fundit ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Gian Piero Gasperini-t. Vetëm sezonin e fundit ai u paraqit në 41 ndeshje në të gjitha garat. Ndërsa, mungoi vetëm për shkak dëmtimi.
Mbrojtësi ka kontratë me Atalanta-n deri në verën e 2026. Kartoni i tij vlerësohet rreth 17 milionë euro sipas “Transfermarkt”. /Albanianpost.com