Momenti kur raketa e “SpaceX” del jashtë kontrollit gjatë testimit

Kompania teknologjike “SpaceX” realizoi të martën fluturimin e nëntë testues të raketës Starship nga baza Starbase në Teksas, por gjatë orbitës, raketa hasi në probleme për shkak të një shpërthimi të shtytësit pak para se të pritej të zbarkonte në det, shkruan BBC.

Shpërthimi i parakohshëm shkaktoi rrjedhje të karburantit, çka çoi në humbjen e kontrollit dhe fillimin e rrotullimit të pakontrolluar të raketës.

“SpaceX” njoftoi se ekipi i fluturimit humbi kontrollin e lartësisë gjatë rikthimit të raketës në atmosferë.

Në muajin mars, një tjetër raketë Starship, gjatë fluturimit të tetë testues, shpërtheu pak pas nisjes nga Teksasi, duke sjellë pezullimin e përkohshëm të fluturimeve dhe paralajmërime për rrezikun nga mbeturinat hapësinore.

VIDEO:

/koha.net./

Read Previous

Lidhja e Bizneseve kërkon pezullim një-vjeçar të vendimit të ZRRE-së

Read Next

Sonte finalja e Ligës së Konferencës