Një ekran gjigant ra dhe plagosi dy kërcimtarë derisa po performonte grupi i njohur “Mirror” në një skenë koncerti në Hong Kong.
Ekrani goditi një interpretues përpara se të rrëzohej mbi të tjerët, treguan pamjet që q Koncerti muzikor u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit u kërkoi turmës të dilte me qetësi nga salla.
Policia e Hong Kongut konfirmoi për shtypin lokal se dy kërcimtarë të gjinisë mashkullore u shtruan në spital.
Nga spitali thanë se njëri prej tyre kishte marrë lëndime në qafë dhe ishte në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv ndërsa një tjetër ishte stabil, raportoi South China Morning Post.
Gjithashtu, edhe disa persona u trajtuan për tronditje.
Qeveria e qytetit ka urdhëruar që pjesa e mbetur e turneut të pezullohet derisa të kryhen kontrolle sigurie në vendet e tjera, shkruan BBC.
“Jam i tronditur nga incidenti”, tha udhëheqësi i qytetit, John Lee, duke shtuar “u shpreh ngushëllimet për ata që u plagosën dhe shpresoj se ata do të shërohen shpejt”./ KultPlus.com
Shocking News!!
Unfortunate scene saw the fans of the boy band "MIRROR". During the concert presentation a giant screen fell on the members of the band "MIRROR" in full concert in Hong Kong!#HongKong #BoyBand #MIRROR pic.twitter.com/dDiICQP26g— Y_hyung24 (@Hyung24Y) July 29, 2022